Eurothink: Në prerjen ilegale të pyjeve janë të përfshira edhe institucionet

Gazetar: Mefail Ismaili

– Advertisements –

Prerja ilegale e pyjeve është krim i organizuar i cili ndihmohet edhe nga të punësuar në institucionet përkatëse. Kjo u konstatua në prezantimin e hetimit të Qendrës për strategji evropiane “Eurothink”, me temë “Pyje të shkatërruara”, të mbështetur nga Ambasada e Kanadasë në Beograd, shkruan Alsat.

Sipas hetimit, me prerjen ilegale të druve vendi është dëmtuar me 245 118 m3 dru të prera. Për këtë gjatë viteve janë ngritur mijëra lëndë nëpër prokurori për tu ndëshkuar kryerësit.

“Në nivel të Republikës së Maqedonisë, nga vitit 2010 deri në Prokuroritë publike nga ana e Policisë së pyjeve janë dorëzuar 2380 denoncime, ndërsa numri I veprave penale të dorëzuara nga shërbimi I mbrojtjes së pyjeve është 2637. Numri i shkeljeve penale të dërguara deri në gjykata nga ana e Policisë së pyjeve është gjithsej 1875 shkelje, ndërsa denoncimet e dërguara nga ana e NP Pyjet kombëtare gjithsej është 11 094 denoncime”, thuhet në Hulumtimin e “Eurothink” Maqedoni.

Sipas hulumtimit, dilemë mbeten arsyet që pse shërbimet e Policisë së pyjeve dhe ajo për mbrojtjen e pyjeve, rastet e prerjes ilegale të druve i denoncojnë në prokurori si vepër kundërvajtje dhe jo si kallëzim penal, siç e parashikon neni 226 i Kodit penal. Ministri i punëve të brendshme, Oliver Spasovski tha se për pesë vite MPB ka regjistruar mijëra denoncime penale.

“Për periudhën nga 2016 deri në vitin 2021 janë evidentuar mbi 64 mijë metër kub dru për ngrohje të prera në mënyrë të padrejtë, ndërsa dëmi material i vlerësuar është 169 milion denarë… në periudhën e theksuar kohore, MPB ka evidentuar 1 044 kallwzime penale të dorëzuara për 1 565 vepra penale të zbuluara, me të cilat janë përfshirë 1 434 kryerës”, tha Oliver Spasovski, Ministër i PB.

Drejtorja e NP “Pyjet e Maqedonisë”, Juliana Nikollovska tha se është e pamohueshme që në prerjen ilegale të druve janë të përfshira edhe institucionet. Ajo theksoi se punojnë në gjetjen e zgjidhjes.

“Duhet bashkëpunim i fort me Ministrinë e punës dhe politikës sociale, ne jemi të gatshëm të marrim hapa konkret, të gjejmë mënyrë t’i inkuadrojmë ata njerëz që në mënyrë legale të inkuadrohen në proces për shkak se ata e dinë këtë punë, jetojnë në rajonet malore, e këtë e kanë mënyrë jetese”, deklaroi Juliana Nikollovska, NP “Pyjet Kombëtare”.

Ndërsa përfaqësuesi i Ministrisë së Bujqësisë Sasha Jovanoviq, theksoi se shkas për prerjen ilegale masive është fakti që druri është energjensi kryesor në vend.

“Shteti ka nevoja për rreth 1 milion metër kub dru, aq njerëz harxhojnë…. por ndoshta nuk e dini informatën se në shtetin tonë 71% e popullsisë përdor drurin si energjens që është po ashtu fakt i cili nuk është për tu lavdëruar”, u shpreh Sasha Jovanoviq, Ministria e Bujqësisë.

Sipas Jovanoviqit, vendi për momentin prodhon më pak kub dru nga ajo që ka nevojë. Kjo për faktin se pyjet kombëtare prodhojnë rreth 500 mijë metër kub, pronarët privat rreth 250 mijë metër kub, ndërsa parqet kombëtare deri në 70 mijë metër kub./Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme