Kryeministri Rama ka shkuar të mërkurën në kryesinë e Kuvendit, ku dha dëshminë e tij për aferën e inceneratorëve gjatë një seance mbi 10 orë të gjatë. Më herët gjatë të merkurës, Rama ka bërë një postim në rrjetet sociale me fotot e impianteve të përpunimit të mbetjeve.
Dëshmia e tij nisi me kërkesën ndaj Jorida Tabakut që të mos eksportojë në komisionin debatin parlamentar, duke cituar kryetaren e komisionit që pak më herët e krahasoi qeverinë me një “grup të strukturuar kriminal”.
RAMA PËR LEFTER KOKËN
Që në fillim të dëshmisë, Rama korrigjoi kryetaren e komisionit, Jorida Tabaku duke thënë se Lefter Kokën e njihte si ministër dhe jo përfitues të aferës, siç citoi Tabaku.
Më pas, ai tha se me Lefter Kokën kishte punuar shumë mirë, megjithëse tashmë ish-ministri është në burg për korrupsion.
RAMA PËR ALQI BLLAKON
Demokratja Tabaku e pyeti kryeministrin edhe për deputetin Alqi Bllako, nëse babai i këtij të fundit është personi ka përfituar 150 mijë dollarë nëpërmjet aferës. Por Rama u përgjigj se ajo ka krijuar një opinion, të cilin ajo duhet “ta mbajë për vete”.
Rama tha se Tabaku ka krijuar një opinion, mbajeni për vete dhe shkruajnë në opinion. Faktet janë që të ballafaqojmë bazuar në dokumente dhe jo në opinione. Nuk shoh asnjë lidhje mes pyetjeve dhe rolit që kam ardhur këtu.
RAMA PËR ARBEN AHMETAJN
Në lidhje me Zv. Kryeministrin Arben Ahmetaj, Tabaku pyeti Ramën nëse ai është mik i afërt me tre përfituesit e inceneratorëve, por ai iiu përgjig se kjo pyetje është jashtë kompetencave të tij.
Ai shtoi edhe se kush është miku i kujt, se kush fle me kë, se kush zgjohet me kë nuk janë të parashikuara në dispozitat e Kryeministrit. Si dëshmitar, Rama mendon se Tabaku po shkelte ligjin dhe tha se çfarë bëjnë të tjerët ka refuzuar të japë llogari.
RAMA PËR DAMIAN GJIKNURIN
Në Komision, Tabaku e pyeti Ramën edhe për Sekretarin e Përgjithshëm të PS-së, Damian Gjiknurin, nëse a është ai që ka pranuar faktin se njeh një nga pronarët përfitues sipas ligjit që ka miratuar qeveria.
Kryeministri u përgjigj se nëse dikush nga zyrtarët e tij ka shkuar diku me dikë apo jo, nuk është temë e Komisionit. Gjithashtu, ai i tha Tabakut se s’mund të komentojë përgjigjet e tij as si batuta e as si propaganda.
RAMA PËR ILIR METËN
Kryeministri Rama gjatë fjalës së tij në Komisionin Hetimor për Inceneratorët, nuk ka lënë pa thumbuar dhe Presidentin Meta.
Rama është revoltuar me Tabakun teksa i ka thënë se me shprehjet e saj “me qetësi, me qetësi” po i kujtonte Ilir Metën, ndërkohë që, Tabaku i ka kërkuar që të mos përmendë persona që nuk ishin prezent në Komisionin hetimor.
RAMA PËR SAIMIR TAHIRIN
Dënimi nga gjykata e ish ministrit të Brendshëm Sali Berisha u bë objekt replikash edhe në komisionin hetimor për inceneratorët gjatë dëshmisë së kryeministrit Edi Rama.
Kreu i qeverisë tha se është shumë krenar për marrëdhënen e punës që ka pasur me Tahirin, por përsëriti bindjen e tij se një ministër që bashkëpunon me të dhe del jashtë kuadrit të punës, mban përgjegjësi individuale.
RAMA PËR KLODIAN ZOTON
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se nuk i njeh pronarët e inceneratorëve, Klodian Zoton dhe Stela Gugalljan.
Prej më shumë se 3 orësh në Komisionin Hetimor ku dha dëshminë e tij, kryeministri Rama tha se fakti që Klodian Zoto dhe Stela Gugallja janë në kërkim këto janë faktet e drejtësisë së re ndërsa me ironi u shpreh se nuk e di se kur do të kthehen nga arratia.
RAMA PËR STELA GUGALLJAN
Në Komisionin Hetimor për Inceneratorët, kreu i qeverisë thotë se mund të kishte mundësi për t’i njohur, por që nuk ka shkëmbyer asgjë me ta.
I pyetur se pse nuk vijnë në Shqipëri, kur ata janë në kërkim, Rama thotë se kjo është çështje e tyre.
RAMA PËR SHKËLQIM CANIN
Kryeministri Edi Rama deklaroi në Komisionin Hetimor të Inceneratorëve se ish-ministri i Financave Shkëlqim Cani nuk u largua nga detyra se nuk dha miratimin për ndërtimin e impianteve të përpunimit të mbetjeve.
Ai shtoi se Ministrat e Financave janë njerëz të çuditshëm dhe se ka qenë shumë partizan i këtij komisioni që njerëzit ta marrin vesh se 430 milonë euroshi nuk ekziston.
RAMA PËR ERION VELIAJN
Deputeti Belind Këlliçi, gjatë punës në Komisionin Hetimor për Inceneratorët, ka publikuar një dokument ku pretendon se kryebashkiaku Erion Veliaj ka dhënë mendim për dhënien e konçensionit të impiantit në kryeqytet për shfrytëzim për 30 vite.
Rama tha se këtë çështje duhet ta diskutojnë me kryetarin e Bashkisë dhe se faqja e dytë duhet verifikuar sa autentike është.
RAMA PËR MIREL MËRTIRIN
Kryeministri Edi Rama është pyetur nëse ka pasur dijeni për një udhëtim privat mes zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj me biznesmenin Mirel Mërtiri disa vite më parë. Deputeti Belind Këlliçi solli në Komisionin Hetimor për Inceneratorët, disa foto ku pretendon se Ahmetaj është aksidentuar në Maqedoni, dhe në makinë ka qenë me Mërtirin.
Kreu i qeverisë deklaroi se kjo duhet verifikuar, teksa shton se të nxjerrësh foto, nuk është faktues. Sipas Ramës, Shqipëria është një vend shumë i vogël dhe merren vesh të gjitha.
Kryeministri Rama thotë se njerëzit nuk duhen inkriminuar vetëm për shkak të një fotoje, teksa ka risjellë në kujtesë fotot lakuriq që ka dalë vetë kreu i qeverisë disa vite më parë. Për këtë, Rama tha se i ka publikuar Partia Demokratike.