Rregullimi i marzheve është vetëm një zgjidhje e pjesshme për stabilizimin e situatës së çmimeve, ka thënë në emisionin “Magazina Ekonomike” në Alsat, Goran Georgievski, kryetar i Agro Odës pranë LOE-s.
– Advertisements –
Siç shpjegon ai, inputet e prodhuesve dhe tregtarëve, si energjia elektrike, karburantet dhe lëndët e para janë shumëfishuar, gjë që mund të ndikojë sërish në çmimin përfundimtar të produktit.
“Duke parë bursat e huaja dhe zhvillimet që kemi sërish rritje të çmimeve të energjisë elektrike, lëndëve të para, kjo mund të nënkuptojë çmim të lartë dhe më të lartë se aktuali”, tha Georgievski./ Alsat.mk