Pasi Rusia nisi zyrtarisht ndërhyrjen e saj në Ukrainë, çmimet e grurit u rritën sot në mënyrë dramatike në mbi 300 dollarë.
Në kontratat e marsit në tregun amerikan, çmimi i grurit për ton arriti në rreth 308 dollarë, nga 280 dollarë të mërkurën.
Me ndërhyrjen, çmimet e të gjitha mallrave u rritën ndjeshëm në tregjet botërore, përfshirë naftën, gazin natyror dhe arin.
Mëngjesin e sotëm u raportuan shpërthime në disa provinca të Ukrainës, përfshirë kryeqytetin Kiev ndërsa tanket thuhet se kaluan kufirin nga Bjellorusia në Ukrainë.
Lajmi erdhi pasi presidenti rus Vladimir Putin paralajmëroi ndërhyrje ushtarake në Ukrainë, vetëm disa ditë pasi njohu dy enklavat e kontrolluara nga separatistët në lindje të Ukrainës. Njohja u dënua në arenën ndërkombëtare ndërsa u paralajmëruan sanksione më të ashpra ndaj Moskës.
Putin kishte vendosur mbi 100 mijë trupa ruse rreth Ukrainës në muajt e fundit, duke mohuar se kishte ndonjë qëllim për pushtim../AA/