Lufta me Rusinë/ “Krenar për banorët tanë ukrainas”, Veliaj poston foton e ukrainasve në Shqipëri: I lumtur që kanë krijuar jetët e tyre këtu (APELI)

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka shprehur solidaritet me populin e Ukrainës pas sulmit ushtarak nga Rusia.


Kryebashkiaku ka postuar në rrjetin social Facebook, disa foto të disa qytetarëve ukrainas në vendin tonë që janë ngritur në një formë proteste për situatën që po ndodh në vendnlindjen e tyre.

“Si kryetar i Bashkisë së Tiranës, jam shumë krenar për banorët tanë ukrainas! I lumtur që ata kanë krijuar jetët e tyre këtu, por duhet të jenë në gjendje ta bëjnë këtë edhe në atdheun e tyre. Bashkia solidarizohet me të drejtën e çdo qytetari ukrainas për të qenë të lirë” – shkruan Veliaj.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme