Në trotuar një tank në flakë në miniaturë, një ushtar dhe mjete të tjera ushtarake, të sjellin në mendje pamjet e shkatërrimit të armatimeve në territorin ukrainas dhe tmerrin e luftës.
Në mur është pikturuar një fëmijë ushtar që urinon në mur. Është ky instalimi i fundit i street artistit TvBoy, postuar edhe në faqet e rrjeteve sociale, me mbishkrimin: Një zjarr për t’u shuar, shkruan artisti.
Kështu interpreton artisti, që është gjithmonë i kujdesshëm dhe i gatshëm për lajmet e fundit të aktualitetit.