Lënia e Ministrisë së Integrimeve Evropiane pa ministër, po konsiderohet si proces i dëmshëm për liberalizimin e vizave.
Deri më tani Qeveria e Kosovës ende nuk ka arritur ta caktoj ministrin në këtë ministri e që po bëhen muaj të tërë bosh në këtë post. Kjo mungesë po e ngadalëson edhe procesin integrues në Bashkimin Evropian.
Gazeta Monitor ka tentuar të marrë një përgjigje nga zyrtarë të koalicioni Qeverisë se a është caktuar personi për këtë ministri, por që një gjë e tillë ka qenë e pamundshme. Ata nuk kanë dashur të deklarohen rreth kësaj çështje.
Ndërkaq nga njohësit e çështjeve politike, Blerim Burjani ka deklaruar për Gazetën Monitor se vonesa e caktimit të ministrit në këtë dikaster është një lojë politike që bënë koalicioni qeverisë.
“ Po realisht nuk ka ndonjë arsye për të emëruar një ministër në këtë dikaster, por ende ka lojëra politike, por edhe diskutime se kujt të i epet ky dikaster, kuptohet se ky dikaster ka rëndësi përderisa e ka mbajt kontaktin me ministrit tjera të Kosovës dhe njëkohësisht ka komunikuar dhe ka marr pjesë në raportim në BE dhe në mbledhjet për asocim dhe stabilitet. Pra nuk shohë diçka normale në këtë çështje nëse duhet hequr këtë ministri duhet të bëhet publike për opinion se me s’ka ministri të tillë, edhe po të hiqet nuk ka ndonjë rëndësi sepse kompetencat të tilla normale i takojnë Ministrisë së Punëve të Jashtme”, ka thënë Burjani.
Ndryshe Bekim Çollaku ka dhënë dorëheqje nga pozita e ministrit të Integrimeve Europiane më 9 shtator të vitit të kaluar.
Arsyeja e dorëheqjes së tij ka qenë me arsyetimin se tani veprimtarin e tij do ta vazhdojë në ekipin e Presidentit