Pasi Moska sulmoi kryeqytetin e Ukrainës me raketa, në rrugët e Kievit kanë shpërthyer luftimet mes forcave ruse dhe atyre ukrainase.
Sipas gazetës gjermane BILD, Ukraia duket se e ka zmbrapsur ofensivën e parë të Rusisë.
Gazeta shkruan se trupat ruse dhe ato ukrainase u përballën në lagjen e Obolonit në Kiev.
Nga ana tjetër, BILD raporton se Putini i kishte veshur ushtarët e tij me uniformat e Ukrainës, në mënyrë që të depërtonin në kryeqytet të pashqetësuar.