Transporti publik, ankesa për pritje të gjata

Dhjetëra qytetarë prisnin në stacionet e autobusëve deri në një orë linjat e autobusëve 9, 11, 12 ose 19. Të revoltuar nga mungesa e autobusëve të rregullt qytetarët thonë se janë të detyruar të udhëtojnë me taksi dhe të bëjnë shpenzime shtesë për të kryer obligimet ditore tashmë të caktuara, shkruan Alsat.

“Po pres tashmë 15 minuta, nuk ka akoma. Mendoj se prej të hënës është kështu, ndoshta kanë probleme teknike”, tha një qytetar.

“Po ankohen që autobusët janë të vjetër, janë në kontrolle teknike, kështu arsyetohen. Duhet të informohen qytetarët po kush po i pyet ata. Kryetarja e re premtoi autobus të rinj, askush nuk po na pyet. Do të pres akoma, kam termin në mjek”, qytetar

“Jam tu e prit autobusin me numër 9 por nuk ka. Sa kohë jeni tu prit? 20 minuta”, qytetar

“Më shumë se gjysmë ore po e pres autobusin me numër 9 dhe nuk ka. Duhet të informohen qytetarët, shiko, jemi mbledhur si në fushatë”, qytetar

“Po e pres linjën 19, aspak nuk jam e kënaqur. Tashmë një muaj te varrezat detyrohem të shkoj në këmbë. Edhe tash do të isha nisur në këmbë por nuk mundem me qese. Unë po e paguaj biletën mujore a autobusë nuk ka”, qytetar

Nga ndërmarrja transportuese “Slloboda Prevoz” thanë për Alsat se vonesat e autobusëve janë për shkak të kontrolleve të shpeshta nga policia. Sipas tyre, trajtimi i paorganizuar mirë i policisë ka larguar numër të madh të autobusëve nga qarkullimi.

“Është policia e trafikut që vjen në teren, kudo qoftë, u’a merr dokumentacionin autobusëve, ndonjëherë i detyron t’i zbresin udhëtarët, ndonjëherë i lejon të shkojnë në stacionin e fundit dhe të paraqiten për kontroll teknik, atu ku do tu thotë policia. Me këtë, pas asnjëfarë rregulle, kapadai ose  si kauboj, nuk di si të shprehem ndryshe, mbesin qytetarët pa transport. Kjo është për të ardhur keq dhe turp”, tha Kemal Muriç, “Slloboda Prevoz”

Nga Ministria e Punëve të Brendshme nuk u përgjigje në pyetjet e Alsat lidhur me shkaqet e shpeshta të kontrolleve në trafik si dhe për numrin e parregullsive të konstatuara tek autobusët e ndaluar. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme