Fotografitë e Anadolu Agency në Ukrainë u bënë simbol në shtypin botëror

Fotografia e Anadolu Agency e ukrainases, Olena Kurilo, e cila u plagos në ndërhyrjen ushtarake të Rusisë, u bë simbol i shtypit ndërkombëtar.

Shtypi botëror me këtë fotografi u tregoi lexuesve përmasat e ndërhyrjes ushtarake dhe gjendjen e civilëve në vend.

Fotoreporteri i AA-së, Wolfgang Schwan dje fotografoi civilët e plagosur nga bombardimet ruse të qytetit Chuegev në lindje të Ukrainës.

Mes këtyre fotografive, fotoja e mësueses Kurilo, e plagosur nga bombardimet, bëri një jehonë të gjerë në botë.

Shumë gazeta ndërkombëtare, veçanërisht “The Guardian”, “The Times”, “The Sun”, “Independent” dhe “Bild”, përdorën foton e AA-së në faqet e tyre të para.

Gazeta “Times” në lajmet e saj në faqen e parë me foton e AA-së doli me titullin “Një ditë e zezë për Evropën”.

“The Guardian” në lajmet e saj për ndërhyrjen ushtarake të Rusisë me një foto të AA-së ka përdorur titullin “Putini po pushton”.

Gazeta gjermane “Bild” doli me foton e AA-së në faqen e parë të lajmeve me titull “Gjaku i Putinit, shefi i Kremlinit bën masakër në Evropë”.

Fotografia e AA-së është përdorur në faqet e lajmeve të shumë kanaleve ndërkombëtare, veçanërisht në CNN dhe BBC.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme