Shqipëria dërgon trupa në Kosovë/ Ku janë aktualisht të angazhuara misionet paqeruajtëse në botë

Ministria e Mbrojtjes së Shqipërisë konfirmoi se ka nisur për në Kosovë një grup prej 30 efektivësh komando nga Forcat e Armatosura.


Kontingjenti do t’i bashkohet forcave të Misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR. Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, u shpreh se ky mision në Kosovë do të kontribuojë për paqen në rajonin e Ballkanit Perëndimor, teksa janë rritur tensionet pas nisjes së pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

MISIONET PAQERUAJTËSE NË BOTË

Forcat e Armatosura janë aktulisht të angazhuara në misione paqeruajtëse dhe luftarake në Bosnje Hercegovinë, Sudanin e Jugut, Letoni dhe në Kosovë.

Bosnje dhe Hercegovinë

Kontingjenti i parë i FARSH u angazhua më 9 shtator 1996 dhe vazhdoi deri në dhjetor 2007. Gjithsej 21 kontingjente, ku janë angazhuar 1348 ushtarakë. Në prill 2008, në kuadër të operacionit ALTHEA, të kryesuar nga Bashkimi Evropian, vendi ynë ka dërguar në Bosnje-Hercegovinë, një grup AEM (EOD) me 13 ushtarakë, nga të cilët një përfaqësues në Shtabin e EUFOR), gjithsej në këtë mision kanë marrë pjesë 114 vetë. Kontributi i Forcave të Armatosura, nga viti 1996 dhe deri më sot, në Bosnje – Hercegovinë, është 1471 ushtarakë. Aktualisht vazhdon angazhimi, në bazë rotacioni, me 1 (një) përfaqësues në shtabin e EUFOR, në operacionin ushtarak të BE “ALTHEA”.

Sudani i Jugut

Në Sudanin e Jugut vijon kontributi i FARSH në operacionin ushtarak United Nations Mission In South Sudan – UNMISS në kuadër të Organizatës së Kombeve të Bashkuara – OKB me 2 ushtarakë, kontribut i shtuar gjatë vitit 2019. Në total janë 6 ushtarakë.

Letoni

Duke filluar nga qershori i viti 2017, FARSH është angazhuar më një togë EOD si pjesë e grup – batalionit kanadez të Prezencës së Përparuar të Përforcuar të NATO (eFP) në Letoni të përbërë nga 18 ushtarakë. Përveç kontributeve aktuale, ministri i Mbrojtjes ka miratuar shtimin e kontributit të FARSH me 3 ushtarakë në eFP në Letoni.

Kontributi i FARSH gjatë 6-mujorit të parë 2022 në operacionin i NATO në kuadër të Prezencës së Përparuar të Përforcuar (eFP), Riga, vijon në Letoni me 21 ushtarakë. Në total kontributi i FARSH nga viti 2017 deri më 31 dhjetor 2021 është 185 ushtarakë.

Kosovë

Në korrik të vitit 2009, FARSH u angazhua në operacionin e drejtuar nga NATO, KFOR në Kosovë me përfaqësues në Shtab dhe NAT (Ekipi Këshillues i NATO, pranë FSK).  Gjithashtu, duke filluar nga tetori 2021, një kompani e Policisë Ushtrake vijon të jetë e angazhuar në operacionin e NATO “Allied SOLACE” për ruajtjen dhe menaxhimin e fshatit “Bechtel”, ku janë strehuar punëtorët afganë të NATO, të evakuar nga Afganistani. Në total kontributi i FARSH nga viti 2009 deri më 31 dhjetor 2021 është 376 ushtarakë. Vijon kontributi i FARSH gjatë 6-mujorit të parë 2022 me 27 ushtarakë. Në muajin shkurt 2022 kontributi në KFOR, është planifikuar të rritet me një nënrepart manovre, në nivel toge, 30 ushtarakë.

Fillimi Politikat e Sigurisë  Misione Ndërkombëtare, Misione të kryera:

Shqipëria ka dërguar më parë misione ushtarake paqeruajtëse në Afganistan (korrik 2002- qershor 2021), Detin Egje (nëntor 2016-nëntor 2019), Mali(Afrikë) (nëntor 2016- prill 2020), Irak (2003-2011), Gjeorgji (1994-korrik 2009), Çad (Afrikë) (korrik 2008-korrik 2010).

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme