“Rreth 60 shqiptarë në Ukrainë”/ Ministrja e Jashtme: Kemi kontaktuar me një pjesë të vogël, u sugjerojmë rrugë tokësore! Ja kush do të evakuohet fillimisht

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka ka bërë të ditur se ka disa dhjetra shqiptarë në Ukrainë. Ajo shprehet se do të evakuohen 11 shqiptarë të cilët janë pjesë e misionit të OSBE-së.


“Ka një komunitet të vogël shqiptarësh në Ukrainë, disa dhjetra. Kanë krijuar familje atje, ka dhe 11 shqiptarë të sekonduar në organizatën e OSBE-0së të cilët janë pjesë e planit të evakuimit. Do të kthehen në Shqipëri. Për pjesën tjetër të shqiptarëve kemi qenë në kontakt me një pjesë të vogël të tyre, 5-6 vetë të cilët kërkuan asistencë për të lëvizur nga Ukraina.

Ka qenë e pamundur në rrugë ajrore. I kemi sugjeruar rrugë tokësore, dhe ambasadat tona janë të gatsme për t’i pritur. Janë rreth 60 shqiptarë në Ukrainë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme