Hajdari-Qamili: Të rinjtë tanë mes vete flasin anglisht

Profesoresha Ajtene Hajdari-Qamili e ftuar në “360 gradë”, vë në pah një dukuri që kohëve të fundit është shumë prezentë, sa i përket përdorimit të gjuhëve. Sipas saj është e papranueshme që dy të rinj, një shqiptar dhe një maqedonas të komunikojnë në gjuhën angleze. Hajdari-Qamili, thekson se gjuha shqipe është paraparë në shkollat fillore për jo shqiptarët, por interesimi ka qenë tejet i ulët.

– Advertisements –

“Gjuha shqipe deri tani është e paraparë në shkolla fillore për jo shqiptaret… por interesimi i nxënësve ka qenë shumë i vogël sepse kjo varet nga mësimdhënësit dhe prindërit e tyre. Kjo lidhet edhe me politikën e shtetit, nëse Ministria e Arsimit dhe Shkencës këtë lëndë nuk e lë vetëm si fakultative por e vendos në një nivel pak më lartë do të mundësoj që edhe fëmijët të mos kenë paragjykime, ta mësojnë dhe mes vete të komunikojnë në të dyja gjuhët dhe jo të ndodh kjo dukuri që po na ndodh kohëve të fundit, gjeneratat e reja një shqiptar dhe një maqedon mes vete flasin anglisht, meqë ajo është gjuha e tyre e vetme e përbashkët, ne nuk themi që të mos e dinë anglishten, megjithatë është mirë, meqë jetojmë në një mjedis të përbashkët me shekuj me radhë, është mirë që ta dimë gjuhën e njëri tjetrit”, deklaroi Ajtene Hadari-Qamili, profesorësh universitare. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme