Një 62-vjeçar është gjetur i pajetë mbrëmjen e sotme në një rrugë të Tales në Lezhë.
Korrespondenti i Panorama.al raporton se 62-vjeçari është identifikuar si Vasil Cekaj.
Ai është dërguar në morgun e qytetit të Lezhës teksa policia ka nisur hetimet mbi ngjarjen.
Nga informacionet paraprake, dyshohet se 62-vjeçari ka rënë aksidentalisht në kanal e për pasojë ka gjetur vdekjen.