Nëna e një fëmije Olena Kurilo, një edukatore kopshti, ishte në banesën e saj në Chuhuev, Ukrainë, kur rusët nisën sulmet.
Gruaja ukrainase, e cila u bë simbol i rezistencës, ka dhënë një mesazh për Vladimir Putinin.
52-vjeçarja Olena Kurilo, e cila u fotografua jashtë shtëpisë së saj në Chuhuev e gjakosur, ka treguar se ka ende cifla xhamash të ngulitura në lëkurë dhe sy, e ka frikë për shikimin e saj. Ajo ka një lutje për Putinin, që të ndalojë këtë agresion dhe të vendosë qetësinë në vend.
“Pasi Putin bëri deklaratën e tij duke njohur LPR [Republikën Popullore Luhansk] dhe DPR [Republikën Popullore të Donetskut], ne e pamë me kujdes situatën.
“Ne menduam se një zhvillim politik, por nuk e menduam se do të kishte luftë. Asnjëherë nuk kisha menduar se do shihja vdekjen time me sy, ishte një nga makthet më të tmerrshme që kam parë”, tha Kurilo.