Punonjësit e shërbimit rrugor në Ukrainë janë parë duke bërë çmontimin e tabelave rrugore, të cilat tregojnë emrat e rrugëve.
New York Times ka raportuar se kjo gjë po bëhet me qëllim që t’ju vështirësohen punët trupave ruse.
Lufta në mes rusëve dhe ukrainasve është duke vazhduar, ku Ukraina është duke u mbështetur me armë edhe nga shtete të tjera.
Kurse, deri më tani më shumë se 120,000 njerëz janë larguar nga Ukraina.