Ukraina thotë se i ka vrarë 4 mijë e 300 ushtarë rusë

Zëvendësministrja e Mbrojtjes së Ukrainës, Hanna Malyar, ka publikuar disa të dhëna, ku thuhet se Rusisë i janë vrarë rreth 4 mijë e 300 ushtarë deri më tani në luftimet që po zhvillohen.

Përveç humbjeve në njerëz, sipas Malyar, Rusia ka pësuar dëme të mëdha edhe në artilerinë ushtarake, ku thuhet se ushtria ukrainase i ka shkatërruar Rusisë 27 avionë, 26 helikopterë, 146 tanke, 706 mjete luftarake të blinduara, 49 topa, një sistem të mbrojtjes ajrore Buk, katër sisteme të lëshimit të raketave Grad, 30 automjete, 60 cisterna, dy dronë dhe dy varka, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Kujtojmë se sot lufta mes Rusisë dhe Ukrainës ka hyrë në ditën e katërt, teksa raportohet se mbi 200 mijë ukrainas e kanë lëshuar vendin si pasojë e rrezikshmërisë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme