Mbyllet Qendra e Skijimit në Brezovicë, rrezik nga orteqet e borës

Është mbyllur për vizitorë Qendra e Skijimit në Brezovicë.

Kështu bëri të ditur policia nëpërmjet një njoftimi.

Mbyllja ka ardhur nga rreziku i orteqeve të borës për shkak të reshjeve.

Në njoftim ndër të tjera thuhet se qytetarët do të njoftohen me kohë, pasi të jenë krijuar kushtet për vizitë atje.

“Nga Qendra e Skijimit në Brezovicë jemi njoftuar se, shkak i të reshurave atmosferike dhe rrezikut që u kanoset qytetarëve nga ndonjë ortek bore, Qendra e Skijimit në Brezovicë është mbyllur sot për vizitorë”.

“Patrullat e policisë do të jenë tek udhëkryqi i rrugës që çon për në Qendrën e Skijimit në Brezovicë dhe tek laura ku fillon Parku Nacional “Sharr” dhe do të ndalojnë të gjitha automjetet e vizitorëve”.

“Ky njoftim bëhet me qëllim që mos të shkaktohen pengesa dhe bllokim i komunikacionit. Lusim shoferët e automjeteve që të respektojnë udhëzimet e policisë! Qytetarët do të njoftohen me kohë, pasi të jenë krijuar kushtet për vizitë atje”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme