Edhe dy familje me shtetësi të Maqedonisë të cilat ndodheshin mes luftimeve në Ukrainë, janë evakuuar sot dhe po transportohen përmes një korridori të sigurtë, shkruan Alsat.
– Advertisements –
Këtë e bën të ditur Ministria e Punëve të Jashtme, e cila përmes një kumtese njofton se në koordinim me Qeverinë e Bullgarisë, dy familje nga Odesa e Ukrainës brenda ditës do të mbërrijmë në Sofje. Nga MPJ u bëjnë thirrje shtetasve tanë që ndodhen në territorin e Ukrainës, mundësisht të drejtohen për në Odesa, në ambientet e Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Bullgarisë, nga ku ka ende korridore aktive të evakuimit.
Nga MPJ njoftojnë se janë në kontakt të vazhdueshëm dhe bashkëpunim me Autoritetet e Rumanisë dhe Hungarisë, të cilat i ndihmojnë shtetasit tanë që ndodhen në Ukrainë. Po ashti kujtojnë se se numri i linjës telefonike +389 75 273 732 është vazhdimisht aktiv për të gjithë shtetasit tanë që ndodhen në Ukrainë dhe që kanë nevojë për ndihmë.