Gazetar: Igor Stefanovski
– Advertisements –
Fjalimi i presidentit ukrainas, Volodymyr ZelenskI, në Parlamentin Evropian u prit me emocione. Deputetët mbanin bluza me flamurin ukrainas dhe pankarta ku shkruhej “Ne qëndrojmë prapa Ukrainës”. Zelensky përmes një video fjalimi u kërkoi zyrtarëve evropianë ta dëshmojnë mbështetjen e tyre për Ukrainën pasi vendi zyrtarisht aplikoi për t’u bërë pjesë e BE-së.
“Ne po luftojmë gjithashtu për të qenë anëtare e barabartë e Evropës, besoj se po tregojmë se jemi, BE-ja do të jetë shumë më e fortë me Ukrainën, dhe Ukraina pa BE-në do të jetë e vetmuar. E kemi dëshmuar forcën tonë, dhe se jemi të paktën njësoj si ju, kështu që tani dëshmoni që jeni me ne, dëshmoni se nuk do të na lini, dëshmoni se jeni vërtet evropianë”, tha Volodymyr Zelensky, President i Ukrainës.
Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leјen, tha se Evropa nuk do të lejojë Ukraina të mos ekzistojë, sepse ashtu ka vendosur presidenti rus Vladimir Putin.
“Presidenti Zelenski dhe ukrainasit janë një frymëzim i vërtetë. Dhe herën e fundit që kemi folur, ai më tregoi përsëri ëndrrën e qytetarëve të tij për t’u bashkuar me Unionin tonë. Sot Bashkimi Evropian dhe Ukraina janë më afër se kurrë. Ka ende shumë rrugë për të bërë. Së pari duhet patjetër t’i japim fund kësaj lufte dhe të flasim për hapat e ardhshëm”, u shpreh Ursula von der Lejen, kryetare e Komisionit Evropian.
Kreu i Këshillit Evropianka akuzuar Rusinë për terrorizëm gjeopolitik.
“Aleanca jonë transatlantike është e fortë, e bashkuar dhe e koordinuar në mënyrë të përkryer. Ne punojmë ngushtë me anëtarët e G7 dhe Kombet e Bashkuara. Gjithnjë e më shumë vende po i bashkohen koalicionit kundër luftës së bashku me njerëz nga e gjithë bota, me një mesazh të përbashkët: Rusi! Ndalo luftën! Shko në shtëpi! Te bisedojmë”, theksoi Sharll Mishell- kryetar i Këshillit Evropian.
Me shqetësim të thellë i shohim përpjekjet e vazhdueshme të Rusisë për të destabilizuar Ballkanin Perëndimor dhe për të ndërhyrë në proceset e tyre demokratike. Kështu thuhet në projekt rezolutën e Parlamentit Evropian.
Në të dënohen vendet që mbështesin Rusinë për agresionin e saj kundër Ukrainës, dënohet qëndrimi i Serbisë për mospërkrahjen e sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë, ndërsa përshëndetet mbështetja që vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor e japin për Ukrainën./ Alsat.mk