Kim Kimehmeti: Ndërtoni paqe, por duke u bërë gati për luftë!

Në emisionet e shumta debateve, ekspertët dhe opinionisët tanë, shpjeguan se ku qëndron Ukraina dhe cilat janë qëllimet e Rusisë. Siç shpalosën qartë se ne si popull, s’kemi pse brengosemi as për të ardhmen tonë, as nga rreziku i përhapjes së luftës, ngaqë do na ushqejë BE-ja, e do na mbrojë NATO-ja?!
Madje, sa i përket mbrojtjes ushtarake të shqiptarisë, edhe nuk u tha e gjithë e vërteta dhe nuk u shpjegua sa duhet se në njëfarë mënyre, jemi në mbrojtje të dyfishtë. Pra, nuk u shpjegua sa duhet se si ‘gomë‘ rezervë për mbrojtjen tonë, kemi edhe projektin e përkrahur nga Piktorit dhe kryetari i BDI-së, ‘Ballkanin e Hapur’, andaj nëse do na ‘tradhtonte’ NATO-ja, Vuçiqi do na mbulonte me çadrën mbrojtëse ruso-serbe?!
Por, çka do që të thuhet për rreziqet që i kanosen botës, mbetet e vërteta se jetojmë në kohë kur fare nuk vlen ajo që do na e ofrojnë të tjerët, nëse ne asgjë nuk bëjmë për vetveten. Dhe se në këtë mjegull ku shumë çka nuk mund të shihet qartë, një gjë dihet: duhet të dalim nga trimëria e çiftelive me dy tela, si dhe nga mahnitja nga atdhetarizmi i burrështetasve ukrainas, e të bëjmë çmos që të rigjejmë Adem Jasharin në vetvete.
Pra çka do që të thuhet, ne jetojmë në kohë kur gjithnjë e më qartë do shihet se jo gjithmonë dhe, jo njësoj, kjo botë ka ndje dhembshuri ndaj tragjedive dhe viktimave. Dhe nëse nuk je popull që bënë të duhurën që ta mbrosh e ta ushqesh vetveten, atëherë kotë e ke të shpresosh se bota do rrotullohet rreth boshtit të së drejtës tënde dhe dhembshurisë ndaj teje.
Në këto kohë pra, ne gjithnjë e më shumë do përballemi me të vërtetën se jemi në duart e politikanëve tanë, që janë vëllezër etnik, por që gjithmonë janë grindur e do vazhdojnë të grinden mes veti, ngaqë kurrë nuk i kanë pasur motra kuletat e mbushura nga hajnia.
Por çka do që të thuhet, ka diçka që mbetet e gjithëkohshme: se gjithmonë, vetëm monstrat e kanë thirr luftën, por sot vetëm budallenjtë shtiren se atë nuk e kanë mjaftueshëm afër. Andaj duhet thënë shqiptarisë shkurt e shqip: Ndërtoni paqe, por duke u bërë gati për luftë! (Kim Mehmeti)/sakte.net
May be an image of text that says ""...nuk mjafton vetëm të flasim, por duhet të mesohemi edhe të mendojme shqip' që mẽ lehtë të kuptojmë se problemet e cilësdo 'Shqipèrie', jane probleme mbarëshqiptare, se nga të arrirat e cilesdo "Shqipèrie" tone, perfiton shqiptaria! Ky eshtë parakusht që mundeson 'bashkimin' e kokave tona, pa të cilin parakusht nuk do mund ta qartesojmë si do ia bëjmë me tokat tona!" (Kim Mehmeti)"

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme