Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka pritur në Ankara me nderime më të larta shtetërore presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ndodhet për vizitë zyrtare në Turqi, raporton Anadolu Agency (AA).
Presidenti Erdoğan priti presidentin Osmani në Pallatin Presidencial në Ankara.
Të dy liderët filluan një takim dypalësh, pas çka do të pasojë një takim midis delegacioneve nga Turqia dhe Kosova.
Më pas, Erdoğan dhe Osmani do të adresohen në një konferencë të përbashkët për media.
Në kuadër vizitës së saj zyrtare në Ankara, Osmani ka takuar edhe kryetarin e Kuvendit të Turqisë, Mustafa Şentop dhe ministrin turk të Punëve të Jashtme, Mevlüt Çavuşoğlu.