Hashim Thaçi ishte sot te varri i Ibrahim Rugovës për të nderuar me rastin e 11 vjetorit të vdekjes së tij. Aty ka thënë se ish-Presidenti ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për Shtetin e Kosovës. Te varri i Rugovës, Thaçi ka shkuar bashkë me ish-Komandantin e Përgjithshëm të UÇK’së, Bislim Zyrapin, aktualisht Këshilltar i Presidentit.
Kohë më parë, Zyrapi ishte përmendur edhe si autor dhe përgjegjës për listat e ekzekutimeve që ishin hartuar për tu bërë, ku në krye të kësaj liste figuronte emri i ish presidentit dhe kryetarit të LDK-së, Ibrahim Rugova e shumë aktivistë të tjerë të LDK-së dhe të institucioneve të Republikës së Kosovës, si Fehmi Agani, Bujar Bukoshi, Ahmet Krasniqi, Sabri Hamiti, Sali Berisha, Genc Polo etj.
Po ashtu edhe shumë gazetarë e publicistë edhe tash vazhdojnë të sjellin fakte për ekzistimin e këtyre listave.
Publicisti Xhevat Rexhaj, kishte shkruar në lidhje me këto lista të likuidimeve.
“Ja një kopje e listës që kishte 101 emra shqiptarësh në krye me Presidentin Rugova për tu likuiduar. Në vitet 1999 kjo listë ishte shpërndarë edhe në qarqe të caktuara në Zvicër nepër grupet e LPK së që thirreshinj në UCK, nënshkrimi ishte nga Kolonel Bislim Zyrapi në listat likuiduese!!! Andaj ai Q. Kelmendi nuk po rren por po kallxon drejte se ishin hartues të listave, disa u likuiduan e disa shëpëtuan…..”, shkruan Rexhaj në llogarinë e tij në facebook.
Po ashtu, edhe Milaim Zeka kishte deklaruar se Bislim Zyrapi, ish shef i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK -së, të cilin e zëvendësoi Agim Çeku, do të jetë në listën e të akuzuarve të Gjykatës Speciale.