Pasditen e sotme rusët kanë bombarduar fshatrat shqiptare që janë rreth Odeses në Ukrainë. Siç shihet edhe në videon duken me qindra njerëz në rrugë të cilët kanë braktisur banesat e tyre pas bombardimeve dhe po tentojnë të largohen nga zonat ku jetojnë.
Pak ditë më parë Abcnews.al ka sjellë intervista ekskluzive të shqiptarëve që jetojnë në Ukrainë, të cilët kanë rrëfyer përjetimet e tyre të luftës.
Lufta ka bërë që edhe shumë prej shqiptarëve të Odeses të largohen nga Ukraina në drejtim të Polonisë dhe Rumanisë, nga frika e bombardimeve.
Komuniteti shqiptar është i vendosur prej shekujsh në Odese. Ndërkohë që ka edhe shumë anëtarë të komunitetit shqiptar të cilët i janë bashkuar rezistencës dhe po luftojnë kundër pushtimit rus. /Abcnews.al