Vetëvendosje punëson aktivistë në komunë të Prishtinës

Mbi 270 persona janë punësuar me kontratë mbi vepër në administratën komunale të Prishtinës.

Shoqëria Civile, INPO e Opozita po akuzojnë se shumica prej të punësuarve me kontratë mbi vepër janë aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje! të cilët në buxhet i kushtojnë komunës mbi 400,000 euro në vit.

Hysen Durmishi, drejtor i investimeve kapitale i ka pranuar Klan Kosovës se ka punësuar aktivistë të lëvizjes “Vetëvendosje” ku është pjesë edhe ai.

Janë dy persona në zyrën e tij që marrin pagë nga komuna e që janë aktivistë të VV’së, njëri kryen punën e këshilltarit e tjetri të inxhinierit.

Zëdhënësja e komunës nuk ka dashur të përgjigjet pyetjeve të Klanit se sa aktivistë të VV’së janë të punësuar në komunë, ajo tha se s’ka përgjigje për këto pyetje.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme