Sot në hapësirat e Sekretariatit për Çështje Evropiane u realizua takim koordinues me donatorë, lidhur me vërshimet katastrofale që ndodhën fundjavën e kaluar.
Zv. kryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë përgjegjës për Çështje Evropiane, Arbër Ademi theksoi se qëllimi i takimit është që të shfrytëzohet maksimalisht potenciali për financim nga ana e donatorëve me qasje koordinuese në drejtim të ndihmës dhe i theksoi prioritetet e para të përcaktuara në drejtim të ndihmës për rikonstruim dhe riparim të shtëpive të dëmtuara dhe objekteve të tjera të rëndësishme, riparim të infrastrukturës dhe masa për mbrojtje dhe ndihmë të mëtutjeshme për NMV-të, si dhe për fermat e dëmtuara dhe sanim i tokës bujqësore, si dhe ndihmë të drejtë për drejtë për institucionet për mbrojtje.
U potencua se në këtë fazë vlerësimet e dëmeve janë shumë indikative, por punohet në qartësimin e tyre. Ademi informoi se edhe është aktivizuar Mekanizmi për mbrojtje civile të BE-së, mes të cilave janë bërë xhirime satelitore të terrenit por në teren janë edhe ekspertët e tyre për vlerësimin e nevojave fillestare për popullsinë.