Yuri Kim i bën ‘like’ postimit të Ilir Metës, “ngrin” sherri në PD, dorëzohet Armand Duka/ Lufta në Ukrainë “shfryn” tensionet në Tiranë

Lufta e përshkallëzuar e Rusisë me Ukrainën duket se ka “qetësuar” marrëdhëniet konfliktuale politike në Tiranë. Në një postim në rrjetin social Twitter, Ilir Meta ka folur rreth krizës aktuale ndërkombëtare,  gjë që është pasuar më një “LIKE”, nga Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim.


Ky reagim nga diplomatja ka nënkuptuar një “ngrirje” të tensioneve politike në vend dhe jo vetëm!

Fushëbeteja ukraino-ruse “hesht” përleshjet në Tiranë

Përplasja e Kim me Metën,  e cila mund të cilësohet si e ashpër përpos se ka kohë pa zhvillime ka pasur edhe një lloj “bashkëpunimi” sa i përket përshkallëzimit të luftës.

“Shqipëria është krah për krah Ukraiëns, në solidaritet të plotë me përpjekjet e njerëzve të cilët po luftojnë me heroizëm për të mbrojtur lirinë e tyre me çdo kusht! Unë nxis shoqërinë civile të vazhdojnë me ndihmat humanitare!”, shkroi Meta në postimin e tij në Twitter të pëlqyer nga Yuri Kim.

Gjithsesi, vlen të ngrihet pyetja, a janë situatat ndërkombëtare duke na larguar eventualisht nga skenat politike?

Nëse i rikthehemi sërish përplasjes së dy protagonistëve, Kim dhe Meta vlen të rikujtohen edhe disa nga replikat e forta që u kanë adresuar njëri-tjetrit.

Yuri Kim, përmes një postimi në Twitter e ka cilësuar Presidentin e Republikës së Shqipërisë si personazh politik i cili nxit dhunën si dhe të papërgjegjshëm për fjalët dhe veprat e tij.

“Është e papranueshme për gjithkënd për të kërcënuar se qytetarët duhet të marrin sfurqet më 25 Prill apo nëse ata nuk e pëlqejnë rezultatin e zgjedhjeve. Të tilla kërcënime meritojnë të dënohen. Ata të cilët  iniciojnë dhunë do të mbahen përgjegjës për fjalët e tyre dhe veprimet. Stop”, shkroi Kim në Twitter.

E pas këtij arsyetimi nga ambasadorja, replika nga Meta nuk ka pasur rezerva, akuzat ishin të njëpasnjëshme madje kaluan edhe në fyerje.

“Më tha që duhet të ndalosh me këto sfurqet , unë i thashë duhet të ndalosh së mbrojturi Ramën, po të dojë le të vijë këtu me Edi Ramën me këtë të dojë. I them Amerikës të dua shumë po pas Shqipërisë, kështu i kam thënë edhe para dy ditësh. Kam Shqipërinë përpara, kam ca vende bosh , pastaj Amerikën. Dhe Amerikën e dua për aq kohë sa nuk dëmton Shqipërinë. Ambasada stop, ndërhyrjes, të shohë punën e saj.”, tha Meta.

Presidenti Ilir Meta, e avancoi më tej qëndrimin e tij pa doreza duke zbuluar një bisedë telefonike të mëparshme me ambasadoren Kim.

“Më ka marrë në telefon , jo andej këtej, ne dimë ca gjëra për ty. Ambasadorja i thotë presidentit të Republikës ne dimë ca gjëra për ty. Ça dini ju për mua, nxirrini. Nëse SHBA kanë problem me Ilir Metën , më lajmëroni se unë e di që ju dhe më vrisni, po të vete te mali me Gropa, më çoni ndonjë raketë, që të mos dëmtohen të tjerë”.

Por duket se, lufta në Ukrainë nuk ka sjellë vetëm “paqen” në dukje, mes  Kim dhe Metës. Zhvillimet në Partinë Demokratike edhe pse shumë pranë zgjedhjeve të 6 marsit kanë qenë gjithashtu në prehje.

Zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit dhe “rrëmbimi” i vëmendjes nga lufta

Zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit, koalicioni Meta-Berisha dhe (partia e Nard Ndokës), sërish kanë pasur pak zhvillime sa i përket përplasjeve politike që zakonisht “vlojnë”. Edhe pse më datën 6 mars qytetarët shqiptarët rezidentë në bashkitë Shkodër, Dibër, Durrës, Vorë, Rrogozhinë dhe Lushnjë do t’i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kryetarët e tyre të bashkive, duket se “altruizmi” i tepërt ndaj popullit ukrainas ngrirë sherrin e PD-së.

Dorëzohet Armand Duka, si pranoi “kokëulur” të shtyhen zgjedhjet e FSHF-së?

Një tjetër zhvillim i aktualitetit shqiptar edhe pse jo tërësisht në spektrin politik ka sheshuar edhe ironitë e akuzat e kryebashkiakut Veliaj dhe ish Presidentit të FSHF, Armand Duka.

Armando Duka është dorëzuar nga zhvillimi i zgjedhjeve të 2 marsit duke njohur kështu fitoren e kryebashkiakut Veliaj në Gjykatë. Pas vendimit të Gjykatës së Tiranës për shtyrjen e zgjedhjeve për kreun e FSHF-së dhe vendimit të sotëm për pezullimin e Armand Dukës nga funksionet, ky i fundit njofton se pranon shtyrjen e zgjedhjeve. Edhe pse tashmë është gjykata ajo që ka vendosur për shtyrjen e zgjedhjeve për Asamblenë e Përgjithshme të FSHF-së në një datë tjetër, Duka përmes një postimi në FB thotë se do të propozojë edhe ai zhvendosjen e zgjedhjeve në një datë tjetër.

Aktualitetit shqiptar politik e jo vetëm, nga i cili përpara 7 ditëve servirej kryesisht “kaos” është tashmë në shërbim të luftës për të qenë “heroi” i postimeve solidare për popullin e Ukrainës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme