Shkupi refuzon zv.ministrin kosovar të vizitojë “Grupin e Kumanovës” në burg

Zv/Ministri I Drejtësisë në Qeverinë e Kosovës, Blerim Sallahu, nesër nuk do të mund t`I vizitojë në burgun e “Idrizovës” të dënuarit për rastin “Lagja e Trimave”. Një kërkesë e këtillë, sipas Drejtorisë për ekzekutimin e sanksioneve, është në kundërshtim me dispozitat ligjore.

DREJTORIA PËR EKZEKUTIMIN E SANKSIONEVE

“Sipas nenit 199 të ligjit, vizita e personave të huaj të dënuar mund të realizohet vetëm nga ana e përfaqësuesit konsulor, por jo edhe nga përfaqësues të Qeverisë së vendit të huaj. Duke marrë parasysh se kërkesa për vizitë është e Sallahut, ai si Zv/Ministër nuk mund të hyjë në burg. Por, nëse kërkesë dërgon Ambasada e Kosovës në Shkup, që përfaqësuesi i tyre t`i vizitojë të dënuarit, kjo kërkesë do të shqyrtohet në mënyrë plotësuese”

Ambasada e Kosovës në Shkup, përmes MPJ-së, këtyre ditëve dërgoi kërkesë që të Premten t`i vizitojë 17-të burgosurit, shtetas të Kosovës, që ishin arrestuar më 09 Maj të vitit 2015. Kërkesa ka qenë e Zv/Ministrit të Drejtësisë, Blerim Sallahut, I cili paraprakisht kishte deklaruar se dëshiron ta vizitojë burgun.

Një paralajmërim I këtillë erdhi pasi në një seancë plenare të Kuvendit të Kosovës ishte debatuar rreth çështjes që disa anëtarë të “Grupit të Kumanovës” të kthehen në Kosovë dhe atje të vuajnë dënimet.

Kosova dje paralajmëroi se do të mbështesin hetimet ndërkombëare dhe kyçjen e ekspertëve të huaj që të zbardhen rrethanat për këtë rast.

Lidhur me këtë rast janë shqiptuar dënime me burg të përjetshëm dhe me 40 vite burg. Aktvendimet pas ankesave janë në Gjykatën Supreme./KlanMacedonia/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme