Ish-kreu i SHISH Fatos Klosi ka qenë sot i ftuar në emisionin “Frontline” në News24 për të komentuar me gazetaren Marsela Karapanço zhvillimet ndërkombëtare dhe pushtimin rus në Ukrainë. Klosi tha se vetë gjeneralët nuk do ta donin luftë.
“Gjërat janë shumë më lartë se gjeneralët. Unë shpresoja më shumë nga bisedimet se zgjatën shumë sot, por prapë ky është një rezultat, si ky mund të merren dhe të tjera. E rëndësishme është të ketë armëpushim. Fakti që kishte bombardime dhe gjatë bisedimeve tregon që rusët nuk kanë shpresuar shumë nga bisedimet”, tha ai.
Sa i përket shifrave, të armative, trupave, viktimave, luftëtarëve ai tha se nuk iu beson shifrave, pasi përveç luftës me armë, ka dhe një luftë me informacionet dhe se përdoren për influencim.
“Këtyre shifrave nuk iu besoj se përveç luftës me armë ka dhe luftë informacioni. Është shumë i rëndësishëm morali i forcave. Presidenti i Ukrainës ka që ditën që filloi lufta që iu bën thirrje qytetarëve të afrohen të marrin armët.
Shifrat e vërteta do t’i marrim vesh kur të mbarojë lufta. Nuk i besoj shifrave, të dy palët po përpiqen të bëjnë një luftë informacioni. Këtë luftë po e ndjek gjithë bota dhe me interesPerëndimi po përpiqet të mbrojë Ukrainën dhe si rrjedhim të gjithë influencohen nga ato shifra. Ndaj dhe të dy palët japin shifra që të influencojnë. Ndaj nuk është aq për t’u besuar”, tha Klosi.