Politikologu Murat Aliu i ftuar në “rruga drejt”, që do të transmetohet sonte në Alsat, deklaroi se bota nuk rrezikohet nga një luftë bërthamore. Kjo sepse sipas tij në teoritë e marrëdhënieve ndërkombëtare armët bërthamore kanë shërbyer si siguresë e paqes. Aliu me këtë rast përmendi teorinë (1+1=0) duke nënvizuar se çdo sulm eventual bërthamorë dhe kundërsulm bërthamor do të shkaktonte dëme të barabarta për të dyja palët, shkruan Alsat.
– Advertisements –
“Ne e dimë që në njëfarë mënyre Putini po shëron frustracione, po shëron komplekse, duke u bazuar në historinë e tij si agjent i KGB, një agjent i cili ka pa përjetuar shumë tragjikisht rënien e BRSS dhe ai këtë e konsideron si një gabim strategjik të Gorbaçovit, e kështu me radhë. Nuk mendoj se bota rrezikohet nga një luftë bërthamore…Unë mendoj se kërcënimi i Rusisë dhe Putinit për një luftë me armë bërthamore ka të bëj me dështimin e tij, dështimin e planit të tij për pushtim të Ukrainës në afat prej 48 orëve. Mendoj që letrën e fundit që mund ta ketë Putini dhe Rusia në dorë është kërcënimi i botës perëndimore me armë bërthamore”, tha Murat Aliu, politikolog. /Alsat.mk