Shtatë ekspertë bëjnë super-ekspertizë për tragjedinë e Durmo Tours

Gazetar: Igor Stefanovski

– Advertisements –

Edhe këtë muaj nuk do të ketë epilog gjyqësor për rastin “Llaskarca”. Tashmë ka filluar superekspertiza e kërkuar nga Gjykata penale e Shkupit, shkruan Alsat.

Byroja e Ekspertizës Gjyqësore ka angazhuar shtatë ekspertë të licencuar për të bërë ekspertizën, që duhet të tregojë se përse autobusi i “Durmo Tours” u aksidentua në autostradën Shkup – Tetovë më 13 shkurt 2019.

Byroja nuk jep detaje, as kur ka nisur ekspertiza dhe as kur pritet të përfundojë. Ndërkohë në Gjykatën Penale, janë caktuar seancat për muajin mars dhe prill, por duket se ato do të shtyhen deri në mbërritjen e super-ekspertizës.

“Nga Byroja jemi njoftuar se po punohet intensivisht në superekspertizën, dhe me paraqitjen e saj do të sillet para palëve në procedurën e seancës kryesore, dhe kështu do të përfundojë procedura e provave për rastin dhe do të caktohet seancë për fjalët e fundit”, njoftojë nga Gjykata Themelore Penale Shkup.

Gjykimi filloi në shtator 2019, dhe megjithëse në nëntorin e kaluar arriti në fund, nuk ka pasur ndonjë lëvizje që atëherë. Gjykata atëherë kërkoi superekspertizë, për shkak se prokuroria dhe mbrojtja kishin prezantuar gjetje të ndryshme, se si ndodhi tragjedia. Për tragjedinë me autobusin e “Durmo Tours”, fillimisht është fajësuar pronari i kompanisë, Durmish Beluli, pastaj shoferi i autobusit dhe katër punonjës të tjerë të “Durmo Tours”, si dhe në Qendrën Teknike të Gostivarit në pronësi të Belulit, ku është bërë servisim i autobusit. Në të, Prokuroria konstatoi një sërë parregullsish. Ata gjykohen për kryerje të veprimeve të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pasurisë në trafik. Nga tragjedia humbën jetën 16 pasagjerë, dhe 37 tjerë u lënduan./Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme