Ushtria ukrainase sot ka rrëzuar edhe një tjetër helikopter të Forcave të Armatosura Ruse.
Sipas njoftimit të forcave ushtarake ukrainase, helikopteri është rrëzua sot në orët e paraditës.
“Një orë më parë, një tjetër helikopter i Forcave të Armatosura të vendit agresor u rrëzua”, postoi në Facebook Departamenti i Komunikimeve Strategjike të Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Ukrainës.
Këtë njoftim e shoqëron edhe një video.