Gazetar: Miki Trajkovski
– Advertisements –
Komuna e vogël Qendra Zhupa është një tjetër komunë me mbledhjen më të ulët të tatimit mbi pronën. Përqindja e arkëtimit në periudhën 2017-2019 sipas Qendrës për Komunikime Civile është 36%, shkruan Alsat.
Por, sipas kryetarit të komunës, Arjan Ibrahim, këto të dhëna nuk janë të sakta. Në vitin 2018, thotë ai, janë mbledhur 62% nga kompanitë dhe 63% nga qytetarët.
“Për vitin 2019 është e ngjashme. Në përqindje, tatimi në pronë për personat juridikë është 70%, ndërsa për personat fizik është 80%. Kemi një rënie pagese për vitin 2020. Kjo është e logjikshme, sepse komuna jonë ishte e para që u prek nga koronavirusi…”, deklaroi Arjan Ibrahim-Kryetar i Komunës Qendër Zhupa.
“Vetëm pesëmbëdhjetë minuta larg Dibrës, Qendra Zhupa ka rreth 10 mijë banorë, por shumica ose 70% -75% e tyre jetojnë në vendet e Evropës Perëndimore, kryesisht në Itali.
Për këtë, nga pushteti lokal thonë se vendimet e arkëtimit nuk mund të dorëzohen gjithmonë në kohë.
“Dhe ne e presim diasporën, punëtorët tanë mërgimtarë kryesisht në gusht, kur të vijnë një pjesë dhe ua japim vendimet. Mendoj se kemi një problem me ligjin, sepse ne vetë e shkelim kohën e dorëzimit e atyre vendimeve deri te qytetarët”, tha Arjan Ibrahim-Kryetar i Komunës Qendër Zhupa.
Qytetarët e Zhupës nuk deshën të flasin për këtë temë. Sipas tyre edhe pse rregullisht i paguajnë taksat, në këtë pjesë të Maqedonisë nuk ka mundësi për një jetë të denjë.
“Unë paguaj taksat rregullisht. A ka banorë që nuk paguajnë? Nuk e di, nuk mund të them. A mund të them diçka për ty, sepse dua të takohemi sërish nesër”, u shpreh një banor.
Në kohën e ish-Jugosllavisë, në bazë të disa ligjeve, si zonat kodrinore-malore dhe të pazhvilluara, ky rajon ishte i liruar nga pagimi i tatimit në pronë. Në nivel të komunave, vlera mesatare vjetore e tatimit të paguar në pronë sillet nga 2,3 milionë euro në Komunën Qendër, deri në zero denarë në Haraçinë. Në fund renditen Mavrova dhe Rostushe me 27%, dhe Studeniçani me 32./Alsat.mk