Aksidenti Fushë Krujë- Milot/ U plagos rëndë në aksidentin ku humbën jetën 4 persona, ndërron jetë 34-vjecarja

Rëndohet bilanci i aksidentit tragjik që ndodhi pak pas mesnate në aksin Milot-Fushë Krujë. Ndërron jetë në spitalin e traumës dhe 34-vjecarja Rudina Haka, duke e çuar në 5 numrin e viktimave.


Ajo nuk mundi t’iu mbijetojë plagëve të marra në disa pjesë të trupit.

Për shkak të aksidentit të rëndë ndërruan jetë katë persona: Almenia Karaj 16-vjeçe, Shkumbin Brati 20-vjeç, Artan Alushi 30-vjeç dhe Alfred Dika 39-vjeç.

Policia njoftoi se rreth orës 00:15, në aksin rrugor Fushë Krujë-Milot, një automjet me drejtues Alfred Dika, 39 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues Artan Alushi., 30 vjeç.

Si pasojë e përplasjes kanë ndërruar jetë të dy drejtuesit e mjeteve dhe dy pasagjerët, Shkumbin Brati., 20 vjeç, dhe Almenia Karaj16 vjeçe, që ndodheshin në automjetin që drejtonte shtetasi Artan Alushi.

Gjatë aksidentit, është dëmtuar Haka, e cila u transportua në spital dhe fillimisht u raportua se ndodhej jashtë rrezikut për jetën.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme