FOTO-EMRI/ Aksident tragjik në Tiranë, makina përplaset me shkëmbin, vdes 20-vjeçari

Një aksident tragjik u regjistrua ditën e djeshme në zonën e Shkallës së Tujanit në rrethinat e Tiranës. Viktimë ka mbetur një 20-vjeçar i identifikuar si Alked Koçi, i cili ishte pasagjer në një automjet.


Policia e Tiranës sqaroi shkurtimisht se ka arrestuar drejtuesin e mjetit, por nuk dha asnjë detaj në lidhje me aksidentin tragjik që i mori jetën të riut.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve O. S., 20 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin e tij, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit duke dalë nga rruga, dhe si pasojë ka humbur jetën pasagjeri i mjetit, shtetasi A. K., 20 vjeç”, thuhet në njoftim.

Mësohet se viktima udhëtonte në drejtim të Tiranës nga fshati Zall Bastar, ku ishte pasagjer në automjetin drejtuar nga i riu tjetër, i arrestuar tanimë nga policia.

Fillimisht, automjeti është përplasur me një shkëmb dhe më pas është përmbysur duke i marrën jetën 20-vjeçarit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme