7 Marsi/ Shoqata e Arsimtarëve Shqiptarë “Naim Frashëri” ndau mirënjohje

7 Marsi i këtij viti shënon 135 vjet nga hapja e Mësonjëtores së parë shqipe në Korçë. Me rastin e kësaj dite, në të gjitha shkollat e vendit u organizuan programe të ndryshme kulturore, shkruan Alsat.

– Advertisements –

Shoqata e Arsimtarëve Shqiptarë “Naim Frashëri” Kumanovë-Likovë, ndau mirënjohje për mësimdhënësit e nxënësit e  dalluar. Një mirënjohje të tillë mori edhe gazetarja e Alsatit Melihate Rustemi, për kontributin e saj për raportimin lidhur me problemet e shumta në arsimin shqip në Maqedoninë e Veriut.

“Detyra jonë është ta përcjellim frymën tonë të përkushtimit dhe punës me pasion ashtu të pastër te brezat e ardhshëm. Mësimet e mësuesve janë udhërrëfyes për rrugën e fëmijëve tanë për të ardhmen dhe jetën e tyre”, tha Samet Jahiu, SHASH “Naim Frashëri”.

“Të gjithë arsimtarët, të gjithë nxënësit e kemi për obligim që të angazhohemi që ta avancojmë procesin edukativo arsimor aty ku jemi”, tha Erkan Arifi, kryetar i komunës Likovë.

“Gjithë ju që jeni pjesë e procesit edukativo arsimor ju uroj edhe shumë gjenerata të reja të ndërtuara në personalitete që do të punojnë në interesin e komunave tona dhe vendit tonë”, Maksim Dimitrievski, kryetar i Kumanovës./ Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme