Dalipi: Tumori të kapet në fazë të hershme, pasi nuk e parandalon asgjë paraqitjen e saj

Ne emisionin “ Pasqyra e Shëndetiti” në Alsat, Rezart Dalipi, specialist ortoped subspecialist traumotolog, tha se tumoret maligne janë të shpeshta, prandaj kur pacienti ndjen dhimbjen, apo simptomën e parë, dhimbja, sidomos gjatë periudhës së natës, kur dhimbja është e pa rezistueshme sidomos kur kemi edhe ënjtje në pjesën e ekstremitetit atëherë duhet të kërkojë edhe ndihmën e mjekut.

– Advertisements –

“Pacientët duhet të kenë kujdes në shëndetin e tyre, pasi tumoret maligne janë të shpeshta, prandaj nëse pacienti ndjenë ndonjë dhimbje, pasi tumori maligne paraqitet me simptomatologji dhimbje dhe ënjtje të sistemit muskulor, osteo-muskulorë të regjionit ku është i kapur, qoftë ato në eshtrën mbi krahun, qoftë në pjesën e gjurit apo në pjesën e femurit apo himerusit, por nuk duhet të përjashtohet edhe se shpesh këto tumore paraqiten në boshtin kurrizorë. Prandaj kur pacienti ndjen dhimbjen, apo simptomën e parë, dhimbja, sidomos gjatë periudhës së natës, kur dhimbja është e pa rezistueshme sidomos kur kemi edhe ënjtje në pjesën e ekstremitetit atëherë duhet të kërkojë edhe ndihmën e mjekut”, tha Dalipi

Ai tha se fatkeqësisht nuk ka diçka që e parandalon paraqitjen e tumoreve, por e vetmja gjë është që të kapet me kohë sa më të hershme, diagnostifikimi të bëhet sa më herët.

“Fatkeqësisht nuk ka diçka që e parandalon paraqitjen e tumoreve, me vet faktin që përmenda etiologjia është e panjohur se si ndodh, sepse kur e dimë etiologjinë, do të dimë ta bëjmë edhe parandalimin dhe prevencën. Fatkeqësisht te tumoret nuk ka ndonjë parandalim por e vetmja gjë është që të kapet me kohë sa më të hershme, diagnostikimi të bëhet sa më herët, sa më herët e bënë diagnostikimin aq më herët e bënë trajnimin dhe kemi sukses edhe për jetë gjatësi edhe trajtim, por edhe shërim të pacientëve”, shtoi Dalipi

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme