Ish deputetja Aleksandrova punësohet në ASK

Punësimet në Agjencinë për Siguri Kombëtare me njerëz të politikës së kaluar, pavarësisht kornizave të reja ligjore, nuk ndalen.

– Advertisements –

ALSAT mëson se këto ditë pjesë e Agjencisë është bërë Emilija Aleksandrova ish deputete e VMRO- DPMNE-së. Siç mëson ALSAT, Aleksandrova ka filluar në këtë detyrë prej 1 jave tashmë, por ajo që mbetet kontestues është fakti se si figura të politikës, dhe për më tepër, të përfshirë nga periudha kontestuese e VMRO-së gjejnë vend dhe pozitë në institucionin më të lartë të sigurisë së shtetit, duke marrë parasysh kërkesën e tij për rinovim total të mentalitetit të ASK-së.

Si duket, ish DSK-ja ndryshoi vetëm emrin në ASK. Aleksandrova, e moshës 46 vjecare, me origjinë nga Berova, ka qenë anëtare e komisionit për mbrojtje dhe siguri në Kuvend, anëtare e komitetit për politikë të jashtme, komisionit për mbikëqyrjen e punës së Agjencisë për Siguri Kombëtare dhe Agjencisë së Inteligjencës, dhe ka shërbyer si deputete në mandatin e kaluar, kur dhe u përjashtua nga VMRO-DPMNE-ja për shkak të votimit pro ndryshimeve kushtetuese. Ajo është në lidhje familjare me ish kreun e DSK-së Sasho Mijallkov.  /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme