Edhe sonte në disa pompa ka kolona të gjata të pritjes për derivate e në disa të tjera thonë se nuk ka fare, shkruan Alsat.
– Advertisements –
Alsat ka shikuar nga afër disa pompa në qytetin e Kumanovës të cilët nuk u kanë shërbyer konsumatorëve. Madje disa nga to kanë shkruar vetëm një letër në të cilën njoftojnë se nuk ka derivate.
Nga sonte në mesnatë çmimet me pakicë të benzinës në vend rriten për 5,50 denarë për litër, ndërsa dizelit për 10 denarë.
Kujtojmë se ditë më parë nga KRRE thanë se ka derivate të naftës, dhe se tregtarët rregullisht blejnë derivate sipas kërkesës, por disa tregtarë të vegjël nuk sillen drejt dhe kufizojnë furnizimin, gjë që lë përshtypjen se nuk ka derivate, gjithashtu ata kanë thënë se ka naftë mjaftueshëm dhe do të merren masa ndaj pompave që i kanë ndaluar derivatet për konsumatorët. /Alsat.mk