Inspektorati në terren, nuk has parregullsi në markete dhe pompa të benzinës

Inspektorati shtetëror i tregut deri më tani nuk ka hasur në asnjë parregullsi gjatë kontrolleve nëpër markete për respektimin e marzhës, si dhe asnjë parregullsi në punën e pompave të benzinës, edhe përskaj numrit të madh të ankesave të qytetarëve. Nga inspektorati i tregut thonë se kanë kryer kontrolle të shtuara në biznese të ndryshme, por pa treguar sa konkretisht. Njoftojnë se bashkëpunojnë me policinë financiare, por përsëri nuk japin detaje në shifra se në sa biznese kanë vepruar bashkërisht dhe nëse kanë hasur në shkelje ligjore të subjekteve juridike, shkruan Alsat.

“Në këtë periudhë tani për tani nuk janë hasur shkelje në lidhje me marzhat dhe respektimin e tyre. Që nuk do të thotë se më tej në fazat tjera nuk do të gjendet tregtar që nuk i respekton marzhat… Në më shumë pompa të benzinës janë kryer kontrolle që nga e mërkura, prej kur na njoftoi Komisioni Rregullator, si dhe nga denoncimet e qytetarëve se në disa pompa të benzinës e kanë kufizuar me para ose deri në sa litra mund tu shesin karburant, por gjatë kontrolleve të bëra nga ana e inspektoratit shtetëror të tregut nuk janë konstatuar parregullsi sipas Ligjit për Tregti dhe nenit 31gj”, tha Aleksandra Koteli, Inspektorati Shtetëror i Tregut./Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme