“8 Marsi”, marsh protestues para Qeverisë

Gazetar: Melihate Rustemi 

8 Marsi nuk është festë për të marrë buqeta lulesh por për të ngritur zërin kundër padrejtësive të vazhdueshme ndaj gjinisë femërore. Kështu u shprehën aktivistet gjatë marshit në Ditën Ndërkombëtare të Gruas duke nxjerrë në pah varfërinë e grave, punën e pa paguar që bëjnë çdo ditë, rrezikun e dhunës ekonomike dhe plakjen pa pension, shkruan Alsat

“Kërkojmë rritje të pjesëmarrjes së grave në postet vendimmarrëse, nëpërmjet vendosjes së kuotave që parashikojnë pjesëmarrjen e grave në të paktën 40% në çdo nivel qeverisjeje”, tha Bojana Jovanovska, Platforma për barazi gjinore

Sot ne protestojmë për të gjithë gratë nga zonat rurale që humbën aksesin në transport publik dhe në shërbimet shëndetësore, për gratë me aftësi të kufizuara që nuk kanë akses shtesë dhe kjo i bëri edhe më të padukshme, për gratë rome që humbën vendet e tyre të punës tashmë me pagë të ulët , dhe për të gjitha gratë që nuk kanë akses në shërbimet e shëndetit riprodhues që i çojnë në varfëri edhe më të madhe”, tha Rita Behadini, aktiviste

Edhe këtë 8 Mars u kërkuan shërbime shëndetësore gjinekologjike për gratë në komunën Shuto Orizarë.

Edhe këtë 8 Mars, sikurse më shumë se 10 vjet, gratë nga komuna Shuto Orizarë nuk mund ta shënojnë ose ta urojnë sepse nuk i gëzojnë të gjitha të drejtat njerëzore, këtu bëjnë pjesë edhe të drejtat shëndetësore. Në Shuto Orizarë nuk ka gjinekolog amë, por jo vetëm kjo, edhe papunësia mes grave rome është në nivel të lartë”, tha Salija Bekim Halim, Iniciativa për gratë nga Shuto Orizari

Në këtë marsh u kërkua miratimi urgjent i Strategjisë për Barazi Gjinore 2021-2026 dhe miratimi i Ligjit për Barazi Gjinore, harmonizim urgjent të politikave dhe ligjeve me Konventën e Stambollit dhe Rezolutën 1325 si dhe miratimin urgjent të ndryshimeve në Kodin Penal për harmonizim me Konventën e Stambollit dhe mbrojtje të gjithanshme të grave nga dhuna. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme