Qeveria në seancën e sotme ka pranuar propozimet e Shtabit të Përgjithshëm Koordinues të Krizave për trajtimin e pasojave të KOVID-19, të cilat kanë ardhur si rekomandime të Komisionit për Sëmundjet Infektive (KSI).
Në përputhje me këto propozime, Qeveria vendosi të shfuqizojë masën për posedim të detyrueshëm të certifikatës KOVID-19 për hyrje në qendrat tregtare, për të cilat mbetet e detyrueshme mbajtja e maskave mbrojtëse, ndërsa detyrimi për posedim të detyrueshëm të certifikatës KOVID-19 mbetet për hyrje në ambientet e ushqimit/pijeve, të cilat janë pjesë e qendrave tregtare, tha shërbimi për shtyp i qeverisë.
Qeveria ka pranuar sot propozimin që kohëzgjatja e certifikatës për sëmundjen nga KOVID-19, në vend të 45 ditëve aktuale, të zgjasë 180 ditë, pra gjashtë muaj, duke llogaritur nga data e testit PCR pozitiv.
Në bazë të rekomandimit të Komisionit për Sëmundjet Infektive, Qeveria ka marrë vendim për shfuqizimin e vendimit me të cilin gratë shtatzëna largohen nga puna dhe përgjegjësitë e punës me prezencë fizike në vendin e punës. Me këtë vendim është pranuar edhe rekomandimi që gratë shtatzëna të vaksinohen.
Në lidhje me këtë pikë, Qeveria vendosi të revokojë kërkesën për certifikatë të detyrueshme KOVID-19 për dalje nga territori i Republikës së Maqedonisë së Veriut.