Shteti duhet të monitorojë çmimet në bursa për derivatet e naftës, në të kundërt mund të mbetemi pa karburant në pikat e karburantit, tha në prononcimin e tij në emisionin “Magazina Ekonomike” në Alsat, kryetari i Komisionit Rregullator të Energjetikës, Marko Bislimovski.
“Situata është shumë e qartë – ose do t’i ndjekim trendet dhe qeveria do të marrë masat e duhura, aq sa mund të ndikojë, ose nëse nuk i ndjekim trendet dhe mbajmë çmim të ulët, atëherë nuk do të kemi derivate të naftës në pompat e benzinës”, tha Bislimovski.