Aleanca për Shqiptarët (ASh) vlerëson se Tatimi i Vlerës së Shtuar (TVSH) për derivatet e naftës duhet të ulet në 5 për qind dhe jo ashtu siç parashikojnë masat e qeverisë një ulje për 10 për qind. Neziri madje tha se subjekti i tij politik do të mbështesin disa nga masat e propozuara nga Qeveria e që janë në të mirë të qytetarëve, megjithatë sa u përket derivateve të naftës tha se ASH-ja do të intervenoj përmes amendamenteve, shkruan Alsat.
“Sa i përket lëndëve djegëse, apo derivateve të naftës ne kemi propozim që TVSH-ja nga 18 për qind të jetë në 5 për qind. Sepse Qeveria me masën e paraparë në këto 26 masa ajo e parasheh 10 për qind, ne jemi dëshmitarë se çmimet tani lëvizin çdo ditë dhe tani metodologjia e përllogaritjes së çmimit do të jetë në afat ditorë duke marrë 5 ditët paraprake, që do të thotë do të ketë paqartësi ditore dhe jo javore. Nënkuptohet në krizë, paqartësia gjithmonë është rritje e çmimit, që është befasi jo e këndshme apo jo e mirë për qytetarët. Dhe për këtë arsye ne kërkojmë që TVSH-ja të ulet në masë 5 për qind”, tha Adnan Neziri, deputet i ASH-së./Alsat.mk