Në Tiranë hapet terminali për autobusët nga Kosova

Merr fund pas 18 vjetësh odiseja e stacionit të autobusëve të Kosovës në Tiranë.

Që nga dita e shtunë autobusët e linjave ndërkombëtare, përfshirë edhe ato të Kosovës, do të vendosen në terminalin e ri të ndërtuar në sheshin pas pallatit të sportit “Asllan Rusi” në kryeqytetin e Shqipërisë, shkruan sot Koha Ditore.

Ndërkohë që tashmë për të udhëtuar me autobusë për në Kosovë mund të pajisesh me biletë në terminal.

Bashkia e Tiranës ka rehabilituar të gjithë hapësirën përreth zonës, duke e kthyer atë nga një mjedis me papastërti, në një hapësirë që do të shërbejë si parking dhe si terminal për të gjitha automjetet e transportit të udhëtarëve me ata jashtë Shqipërisë.

Punimet e realizuara u inspektuan nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili bëri të ditur se me anë të këtij investimi krijohen dy hapësira për parkingje, një terminal për autobusët e linjave me jashtë dhe një parking ditor për qytetarët.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme