Dënohen me katër vite burg Kostovski dhe Panevski për rastin “Dhoma Publike”

Gazetar: Igor Stefanovski

Gjykata Penale e Shkupit dënoi sot me 4 vjet burg krijuesin dhe administratorin e Dhomës Publike të Telegramit, Darko Kostovski dhe Mihail Panevski, shkruan Alsat.

Gjykata i shpalli ata fajtorë për veprën e prodhimit dhe shpërndarjes së pornografisë për fëmijë.

Në aktakuzë thuhet: Në periudhën prej datës 19.12.2019 deri më 28.01.2020, dy të pandehurit, si themelues dhe moderator të grupit “Dhoma Publike” në rrjetin social Telegram, janë detyruar të kujdesen për përmbajtjen e tekstit dhe përmbajtje audio-vizuale të cilat ndahen nga anëtarët e grupit.

Por ata qëllimisht e lejuan grupin të vinte në dispozicion përmbajtje – material audio-vizual që tregon akte të dukshme seksuale me një fëmijë./ Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme