Gazetar: Adrian Kerimi
Në seancën e mbajtur sonte mbi miratimin e propozim-ligjeve për akcizë dhe TVSH, me 95 vota “për”, Kuvendi miratoi masat për uljen e TVSH-së dhe uljen e akcizës së karburantëve, shkruan Alsat.
Me propozim- ndryshimet ulen akcizat për karburantet që shteti e merr nga shitja në pompat e benzinës, por edhe TVSH-në e karburanteve nga 18 në 10%. Gjithashtu me ndryshimet, TVSH-ja për ushqimet ulet në 0 %. Që këto ndryshime të hyjnë në fuqi, fillimisht duhet të publikohen në Gazetën Zyrtare. /Alsat.mk