“Nuk e di pse Thaçi e Mustafa duhet të shkojnë si të thirr Vuqiqi”

I pari i Prishtinës ka reaguar për vazhdimin e dialogut ndërmejt Kosovës dhe Serbisë

Kryetari i Prishtnës Shpend Ahmeti ka kundërshtuar  vazhdimin e bisedimeve ndërmejt ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të cilat pritet të mbahen nesër.

“Serbia ndërton murin, dërgon trenin dhe ngrit fletëarreste për UÇK (Ramush Haradinaj) dhe mandej thotë hajde po negociojmë për këto tema në Bruksel. Me këto tema dhe posaqërisht me Ramushin në burg nuk e di pse Thaçi e Mustafa duhet të shkojnë menjëherë si të thirr Vuqiqi.”, ka shkruar Ahmeti në profilin e tij në Facebook.

Ndryshe, në këto bisedime do të marrin pjesë  Presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Isa Mustafa nën drejtimin e përfaqësueses së lartë të BE-së, Federika Mogerini./21Media

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme