Zëdhënësi i Qeverisë: Nëse provokon përsëri Serbia, do t’i përgjigjemi

Treni “rus” i nisur nga Serbia me slogane kundër shtetit të Kosovës ka mundësi të provojë të futet përsëri në Kosovë.

Të paktën kështu është thënë në një shkrim  nga ‘DEBKA File’ uebsajti, i inteligjencës ushtarake në Izrael.

Sipas këtij ubebsajti, Kosova do të kërkojë ndihmë për këtë ndërhyrje, por se duhet të harrojë mbështetjen nga ndonjë vend evropian, madje as nga Gjermania.

E, në një prononcim për Indeksonline, zëdhënësi i Qeverisë dhe këshilltari politik i kryeministrit Isa Mustafa, Faton Abdullahu ka theksuar se ndaj të gjitha kërcënimeve të çfarëdo natyre qofshin ato, Qeveria e Kosovës do të veproj në përpjesëtim të drejtë me shkallën e rrezikshmërisë që ai veprim mund të paraqesë për interesat e vendit.

“Do të veprohet në përpjesëtim të drejtë me shkallën e rrezikshmërisë që ai veprim mund të paraqes për interesat e vendit tonë dhe të qytetarëve tanë gjithnjë duke respektuar Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës”, ka thënë Abdullahu.

Abdullahu ka ripërsëritur se Kosova vazhdon të ketë mbështetje të vendeve mike.

“Do të veprohet në bashkëpunim të vazhdueshëm me partnerët e dëshmuar tashmë ndërkombëtar”, ka përfunduar Abdullahu.

“Nëse sulmohet nga forcat policore të Kosovës atëherë ushtrua serbe do të intervenojë dhe do të futet brenda, por edhe nëse nuk sulmohet, ushtria serbe pritet të marshojë pas trenit”, është shtuar ndër të tjerash nga uebsajti i inteligjencës izraelite.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme