Bekteshi: Kemi sasi të mjaftueshme të produkteve

Gazetar: Igor Stefanovski

Ka sasi të mjaftueshme të produkteve ushqimore bazë që prodhohen në vend, siguron ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, i cili sot ka vizituar një kompani për prodhimin e vajit ushqimor – produkt që shitet me çmim furnizues, shkruan Alsat

“Situata, veçanërisht me pushtimin rus të Ukrainës, është duke u përkeqësuar në pjesën e krizës ekonomike globale, por ne kemi vënë të gjitha kapacitetet tona të brendshme, institucionale dhe private përmes investitorëve dhe pronarëve, për të përballuar më mirë këtë krizë ekonomike dhe jam i bindur se këtë do ta arrijmë”, tha Kreshnik Bekteshi, Ministër i Ekonomisë

Kompanitë thonë se shpenzimet e prodhimit për dallim nga e kaluara janë rritur për 20 deri në 30%, por prodhuesit e vajit ushqimor thonë se kanë rezerva të lëndëve të para për tre muajt e ardhshëm.

“Nuk do të kemi problem me vajin dhe realisht qytetarët nuk ka nevojë të bëjnë grumbullimin e rezervave dhe të shpenzojnë mjetet e tyre për blerjen e sasive të mëdha të vajit pa pasur nevojë”, tha Sasho Naumoski, biznesmen

Pas eksportit të pakontrolluar gjatë krizës, prej ditës së djeshme është ndaluar eksporti i grurit, misrit, miellit, elbit, vajrave dhe farave të lulediellit. Vetëm në 10 ditët e fundit prodhuesit vendas jashtë vendit kanë shitur 416 tonë vaj. Vaji ushqimor në rajon shitet më shtrenjtë se në vendin tonë. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme